Demi: Edhe kjo qeveri është ka djeg pare kot

  • E.K /
  • 20 November 2023 - 13:27
Demi: Edhe kjo qeveri është ka djeg pare kot

Ish-drejtori i Instituti GAP, Agron Demi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për ridizajnimin e webfaqeve në internet, duke thënë “kjo qeveri është ka djeg pare kot”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Demi ka listuar disa institucione të cilat kanë ridizajnuar uebfaqet e tyre, por që sipas tij, uebfaqet e reja janë shumë keq se të vjetrat sa i përket gjetjes së informacionit.

Shkrimi i plotë:

Në këtë mandat, disa institucione kanë ri-dizajnu uebfaqet zyrtare. Nuk e di me çfarë arsye, por uebfaqet e reja janë shumë më keq se ato të vjetrat sa i përket gjetjes së informacionit. Për shembull:

Me lansimin e uebfaqes së re të Ministrisë së Jashtme u retushu krejtë historia e ministrisë, vetëm pas shkrimeve në media Ministria e plotësoj me disa informacione;

Zyra e Kryeministrit ka lansu faqen e re dhe tash janë ba lomsh dokumentet, duke mos ndjekë një rregull sipas kohës së vendimmarrjes; në ballinë gjendet një vegëz "Strategjia Kombëtare për Zhvillim" por as aty e askund tjetër nuk gjendet kjo Strategji.

Ministria e Financave paska lansu faqen e re, e ku prapë ka kriju një kaos sa i përket dokumenteve, ku te vegëza "Buxheti" nuk mundesh me i gjetë tabelat buxhetore, kurse te Ligjet nuk janë krejta ligjet e buxhetit;

Para disa jave Agjencia e Statistikave lansoi faqen e re dhe shumë dokumente e raporte janë fshi komplet nga uebfaqja e re...

Nuk është e mjqftueshme vetëm me u anëtarësu ne OGP, por duhet edhe me i ndjekë parimet e transparencës dhe qasjes më të lehtë në informacion.

Përndryshe, edhe kjo qeveri është ka djeg pare kot.

(Kosova Sot Online)