Zgjedhjet e Beogradit, Rada Trajkoviq: Kurti po e përdor komunitetin serb si peng në negociata

  • E.K /
  • 20 November 2023 - 13:58
Zgjedhjet e Beogradit, Rada Trajkoviq: Kurti po e përdor komunitetin serb si peng në negociata

Politikania serbe në Kosovë, Rada Trajkoviq, thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po i përdor si “peng në negociata” serbët locale, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti ka kërkuar marrëveshje të veçantë me Serbinë për t’iu mundësuar komunitetit serb në Kosovë pjesëmarrja në zgjedhjet e Serbisë. Trajkoviq thotë se kjo forcon “kontrollin mbi serbët”.

“Serbët në Kosovë kanë të drejtën e shtetësisë së dyfishtë dhe të votojnë në zgjedhjet serbe sipas planit të Ahtisaarit. Rikthimi i të drejtave tona tashmë të vendosura dhe përdorimi i komunitetit tonë si peng në negociata duhet të ndalet. Kjo qasje ka çuar vetëm në forcimin e elementeve ekstreme”, shkroi ajo në “X”.

“Qeveria e Kosovës ndan shqetësimet e saj për Radoiçiqin dhe ndikimin e tij, megjithatë merr vendime që forcojnë kontrollin e saj mbi serbët në Kosovë. Nëse serbët e Kosovës futen në autobusë për të votuar në Rashkë në vend të komuniteteve të tyre, vullneti i tyre demokratik ka edhe më shumë gjasa të keqpërdoret”, shtoi Trajkoviq, duke përmendur në postim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

(Kosova Sot Online)