Haxhiu për dëshminë në rastin Dehari: Po ta kisha emrin e e kryesit apo kryerësve të veprës, nuk ta prisja ftesën e prokurorit

  • E.K /
  • 20 November 2023 - 14:27
Haxhiu për dëshminë në rastin Dehari: Po ta kisha emrin e e kryesit apo kryerësve të veprës, nuk ta prisja ftesën e prokurorit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka dëshmuar para Prokurorisë Speciale në lidhje me rastin Dehari, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në një konferencë për media, Haxhiu ka thënë se po ta kishte emrin e kryesit apo të kryerësve të veprës penale, nuk do ta priste ftesën e prokurorit.

Haxhiu tha se prokurori është ai që duhet të bëjë hetime, duke shtuar se punën e tij nuk mund ta bëjë ajo.

“Po ta kisha emrin e kryesit apo kryersve të veprës penale, unë nuk do ta prisja ftesën e prokurorit për ta thënë emrin e personit që dyshohet, e kjo është puna e tij, për këtë paguhet nga taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës, për këtë ai është prokuror, që të bëjë hetime, punën e tij unë nuk mund ta bëjë”, u shpreh ajo.

(Kosova Sot Online)