Në këtë vend në pesë vjet çdo i katërti punonjës mund të jetë i huaj

  • A.P /
  • 20 November 2023 - 16:16
Në këtë vend në pesë vjet çdo i katërti punonjës mund të jetë i huaj

Kryeekonomistit të Shoqatës Kroate të Punëdhënësve, Hrvoje Stojić , ka thënë se problemi i Kroacisë nuk është numri i të papunëve, sepse nëse i punësonim brenda natës, shkalla jonë e punësimit do të ishte përsëri ndër më të ulëtat në BE, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Nëse Kroacia dëshiron të rritet, duhet të ketë një pjesëmarrje më të madhe në tregun e punës dhe shkalla e punësimit duhet të jetë më e lartë. Ne duhet të punësojmë njerëz në aktivitete me vlerë të shtuar më të lartë, siç është industria e IT dhe gjithçka që kemi si avantazh konkurrues. ”, theksoi ai.

Ai shton se në Kroaci kemi punësim fleksibël dhe se kjo duhet të mbështetet.

Për sa i përket fuqisë punëtore të huaj, nga njëra anë përballemi me tendenca të pafavorshme demografike dhe nga ana tjetër përballemi me emigracionin.

“Në 5 vitet e ardhshme, numri i të huajve mund të arrijë në gjysmë milioni, dhe në një periudhë më të gjatë, numri i të huajve mund të ketë tendencë të rritet”, tha Stojiq.

Ai shtoi se në 5 vjet e më shumë, çdo i katërti punonjës mund të jetë i huaj.


(Kosova Sot Online)