Ky është numri i veturave që janë regjistruar nga ilegale në RKS

  • A.P /
  • 20 November 2023 - 16:21
Ky është numri i veturave që janë regjistruar nga ilegale në RKS

Numri i veturave që janë regjistruar nga ilegale në RKS ka shkuar mbi 2 mijë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani.

“Sot veturat e regjistruara nga ilegale në RKS e kanë kaluar numrin 2 mijë”, tha Elshani.

Qeveria e Kosovës më 30 tetor vendosi për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe në ato RKS.


Sipas vendimit të Qeverisë, afati për riregjistrimin e veturave do të jetë deri më 1 dhjetor.

(Kosova Sot Online)