Osmani: Është e domosdoshme që bashkëpunimi mes nesh dhe NATO’s të jetë gjithnjë në koordinim

  • A.P /
  • 20 November 2023 - 16:46
Osmani: Është e domosdoshme që bashkëpunimi mes nesh dhe NATO’s të jetë gjithnjë në koordinim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se influenca ruse shihet në tri aspekte, gjatë konferencës me shefin e NATO’s, Jens Stoltenberg, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Influenca ruse shihet në tri aspekte kruesore. E para është propaganda e cila është intensifikuar në dy vitet e fundit edhe sa i përket Ballkanit Perëndimor. Pra, propagandë e cila e mbështet qëndrimin e Serbisë sa i përket destabilizimit të rajonit. E dyta ka të bëjë me armët, që Rusia vazhdimisht ia shet Serbisë dhe të cilat më pas shfrytëzohen nga Serbia për ta sulmuar Kosovën apo shtetet e tjera. E treta ka të bëjë me mbështetjen politike, të cilën Rusia vazhdimisht ia jep Serbisë në këto përpjekjet e destabilizimit. Kur bëhen këto të trija bashkë është e qartë se është interes i Rusisë që të hapet edhe një front kundër perëndimit dhe natyrisht që këtë front dëshiron ta hapë në pjesë të Evropës të cilat akoma nuk janë pjesë e NATO’s.”

“Është e domosdoshme që bashkëpunimi mes nesh dhe NATO’s të jetë gjithnjë në koordinim të plotë dhe në rritje.”

(Kosova Sot Online)