Stoltenberg në Prishtinë: NATO nuk është institucion i zbatimit të ligjit

  • A.P /
  • 20 November 2023 - 17:16
Stoltenberg në Prishtinë: NATO nuk është institucion i zbatimit të ligjit

Në një konferencë të përbashkët me presidenten Osmani, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se është e rëndësishme të ketë pasoja pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Sigurisht NATO nuk është institucion i zbatimit të ligjit, për këtë arsye është Policia e Kosovës dhe EULEX-i. Do t’i ngris këto çështje në takimin e nesërm në Serbi, dhe pres ata që ata që janë përgjegjës për këtë dhunë të mbahen përgjegjës, ky ka qenë mesazh i NATO-s, mesazhi im qe nga maji dhe është përsëritur dhe pas dhunës në shtator. Është e rëndësishme të ketë pasoja të bëjmë çkado që mundemi që kjo lloj dhune nuk do të përsëritet edhe njëherë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)