Stoltenberg tregon a do të ketë rritje të përhershme të trupave në Kosovë
Shefi i NATO’s, Jens Stoltenberg, ka thënë se janë duke bërë një rishikim të pranisë ushtarake të NATO’s në Ballkanin Perëndimor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Stoltenberg tha se kanë përdorur forcat rezervë për të rritur praninë e NATO’s në Kosovë pas sulmit të 24 shtatorit.
Ai shtoi se janë duke rishikuar nëse duhet të ketë rritje të përherhshme të trupave të NATO’s në Kosovë.
“Sapo arrita nga Sarajeva, ku kisha një takim të rëndësishëm dje dhe sot dhe tani jemi duke bërë një rishikim rreth pranisë tonë ushtarake në Ballkanin Perëndimor, që përfshin edhe Bosnje e Hercegovinën por edhe Kosovën. Kemi përdorur forcat tona rezervë për ta rritur praninë tonë menjëherë pas dhunës në shtator dhe tani po e rishikojmë nëse duhet të kemi një rritje të përhershme për t’u siguruar se kjo situatë nuk del jashtë kontrollit dhe nuk krijon konflikte të tjera të dhunshme në Kosovë ose më gjerë. Pra, do të bëjmë ata që është e nevojshme, aktualisht jemi duke rishikuar praninë tonë dhe ndryshimet e nevojshme dhe i kemi zbatuar rritjen e nevojshme të NATO-s”, deklaroi shefi i NATO’s.
(Kosova Sot Online)