Familja shqiptare me 6 anëtarë evakuohet nga Gaza

  • A.P /
  • 20 November 2023 - 18:30
Familja shqiptare me 6 anëtarë evakuohet nga Gaza

Raportohet se një familje shqiptare me 6 persona është evakuar nga Gaza për shkak të luftës së Izraelit me Hamasin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Largimin e sigurt të tyre e ka njoftuar ministri i Jashtëm Igli Hasani.

“Më në fund, Eiadi, gruaja e tij dhe katër fëmijët e tyre të mitur u larguan nga Gaza dhe do t’i bashkohen pjesës tjetër të familjes që kanë mbërritur në Shqipëri në fillim të këtij muaji. Operacioni sfidues përfundoi me sukses sot në mesditë, falë bashkëpunimit të diplomatëve tanë në Tel Aviv dhe Kajro si dhe Ministrive të Jashtme të Izraelit dhe Egjiptit. Mirënjohje të gjithë kolegëve të përfshirë në këtë proces”, shprehet ministri i Jashtëm.

(Kosova Sot Online)