
Sot moti i vranët dhe me reshje shiu në Kosovë

Sot moti në Kosovë do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në viset e larta malore me lartësi mbidetare mbi 1000 m do të ketë kushte për reshje bore.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius
(Kosova Sot Online)