
Punëtorët teknik të QMF-ve dhe disa shkollave sot protestojnë në Prishtinë

Punonjësit e Qendrave të Mjekësisë Familjare në Prishtinë si dhe punëtorët teknik të 9 shkollave do të protestojnë sot para Komunës së Prishtinës, për të kërkuar rritje të pagave, përcjell “Kosova Sot Online”.
Protesta pritet të fillojë në orën 10:00.
Ndërsa, është bërë e ditur se nëse kjo protestë nuk do të ketë rezultate, kryetarët e shoqatave do të caktojnë datën për hyrje në grevë.
(Kosova Sot Online)