
Lipjan: Theret me thikë një i mitur, i dyshuari në arrati
Një i mitur është sulmuar me thikë dje në Lipjan, përcjell “Kosova Sot Online”.
I dyshuari po ashtu i mitur sipas policisë gjendet në arrati.
Rasti është në hetime.
“Lipjan 20.11.2023 – 13:00. Pas një mosmarrëveshje, i dyshuari i mitur, ka sulmuar fizikisht dhe me mjet të fortë thikë viktimën e mitur. Pas marrjes së ndihmës së parë viktima është liruar në shtëpi. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti nga policia është cilësuar “Vrasje në tentativë”.
(Kosova Sot Online)