
Pamje brenda zyrave të djegura në IML

Ndërtesa e Institutit të Mjekësisë Ligjore sot është kapluar nga zjarri, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
Nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia e Kosovës ka nisur hetimin e rrethanave që kanë shkaktuar zjarrin në këtë objekt.
(Kosova Sot Online)