Rinisja e punimeve në “Rrugën A”, Rama: Lajm i mirë për kryeqytetin

  • S.A /
  • 21 November 2023 - 12:19
Rinisja e punimeve në “Rrugën A”, Rama: Lajm i mirë për kryeqytetin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka quajtur lajm të mirë rinisjen e punimeve në rrugën “Xhim Xhema”transmeton "Kosova Sot Online ".

Rama ka thënë se Dhoma e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale ka aprovuar ankesat dhe ka shfuqizuar vendimin e Shkallës së Parë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit.

“Lajm i mirë për Kryeqytetin!   Rinisin punimet në rrugën “Xhim Xhema” (Rruga A).  Dhoma e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale aprovon ankesat tona dhe shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit”, ka shkruar ai. 

(Kosova Sot Online )