Gashi reagon për zjarrin në IML: Pushteti që vjen nga flaka veç flakë prodhon

  • E.K /
  • 21 November 2023 - 14:09
Gashi reagon për zjarrin në IML: Pushteti që vjen nga flaka veç flakë prodhon

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka reaguar pasi një kat i objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjor sot u përfshi nga zjarri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gashi ka shkruar se “pushteti që vjen nga flaka veç flakë prodhon”.

Ai ka përmendur edhe një rast tjetër, ku zjarri kishte përfshirë Shërbimin Emergjent në Klinikën e Psikiatrisë të QKUK-së, ku për pasojë ka pasur një viktimë.

“Pushteti që vjen nga flaka veç flakë prodhon. Në opozitë i kallnin institucionet, ndaj dhe në pushtet po u kallen institucionet. Sot, zjarri ka kapluar ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Mos të harrojmë se para pak kohësh zjarri përfshiu edhe Shërbimin Emergjent në Klinikën e Psikiatrisë të QKUK-së, ku për pasojë pati edhe një viktimë”, ka shkruar Gashi.

(Kosova Sot Online)