Stoltenberg: FSK nuk mund të shkojë në veri të vendit pa pëlqimin e trupës paqeruajtëse të NATO-s

  • A.P /
  • 21 November 2023 - 14:29
Stoltenberg: FSK nuk mund të shkojë në veri të vendit pa pëlqimin e trupës paqeruajtëse të NATO-s

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) nuk mund të shkojë në veri të vendit pa pëlqimin/pajtimin e trupës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, ka deklaruar  Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përveç që KFOR duhet të jep pëlqimin për dërgim të FSK-së në veri , Stoltenberg tha se “edhe çfarëdo aksioni policor në veri duhet të bëhet në informim paraprak të KFOR-it” për shkak se, sipas tij, “përpjekjet tona për paqe dhe siguri nuk duhet të dëmtohen”.

“Çdo dërgim i Forcave të Sigurisë së Kosovës duhet të marrë pajtimin e NATO-s, çdo aksioni i policisë së Kosovës në ato zona duhet të informohet paraprakisht KFOR-i dhe të mos të rrezikojë paqen dhe sigurinë”, tha Stoltenberg.

(Kosova Sot Online)