Rohde: Sa më shpejt që Kosova e themelon Asociacionin aq më mirë

  • E.K /
  • 21 November 2023 - 14:41
Rohde: Sa më shpejt që Kosova e themelon Asociacionin aq më mirë

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermania është një partnerët më të afërt të Kosovës, pëecjell "Kosova Sot Online".

Tutje, Rohde tha se Kosova duhet të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke shtuar se nëse bëhet më shpejt është aq më mire.

Ai tha se edhe vetë kryeministri Kurti po e thotë që propozimi i fundit që e sollën emisarët perëndimorë është i shkruar me kujdes për Kushtetutën.

“Unë nuk po konfirmoj apo mohoj asgjë, vetëm dua të ritheksoj atë që themi gjithmonë – Gjermania është një nga partnerët më të afërt të Kosovës dhe ne së bashku me BE-në dhe me mbështetjen e plotë të lehtësuesit të BE-së kemi bërë shumë përpjekje që të ketë një zgjidhje të qëndrueshme dhe zgjidhja përfshinë themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe. Dhe, kryeministri publikisht ka deklaruar se ky propozim i fundit i paraqitur nga BE-ja, është shkruar me kujdes sipas Kushtetutës së Kosovës dhe jam 100 për qind i sigurt se nuk po bëjmë asgjë që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”.

“Ai [Asociacioni] duhet të krijohet. Sa më shpejt aq më mirë. Dhe atëherë mund të bëjmë një hap të madh përpara në procesin e normalizimit me Serbinë”, tha ai para gazetarëve.

(Kosova Sot Online)