Kurti: Po jetojmë në një kohë të ndyshimeve

  • A.P /
  • 21 November 2023 - 14:58
Kurti: Po jetojmë në një kohë të ndyshimeve

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka organizuar fushatën “Mësimi dual: Mundësi për punësim dhe vetëpunësim të të rinjëve”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pjesë e fushatës ishte edhe kryeministri Albin Kurti i cili e mbajti një fjalim, ku tha se Republika e Kosovës e mbushur me energji dhe potencial rinor.

“Po jetojmë në një kohë të ndyshimeve të paprecedenta. Ekonomia dhe zhvillimet teknologjike po evulojnë me shpejtësi, këto zhvillime kërkojnë një fuqi punëtore të aftë, të adaptueshme dhe inovative. Pikërisht këtu në këtë kryqëzim të ndryshimeve globale dhe rritjes ekonomike në vendin tonë, aftësimi dhe arsimi profesional bëhen jo vetëm të rëndësishëm por edhe thelbësorë për mirqënien sociale”, tha Kurti.

Gjithashtu ai tha se “të hyrat nga taksat u rritën më 47 përqind, investimet e huaja direkte janë dyfishuar”.

“Rritja jonë ekonomike në vitin 2022 ka qenë 5.2 përqind. Këtë vit mund ta përmbyllim me një rritje 3,8 përqind. Në tetor inflacioni ka qenë 3.3 përqind që është më i ulti në Gadishullin Ballkanik. Kjo fushatë është një thirrje për të njohur arsimin dual, sistemi dual do të thotë edhe karriera, jo vetëm aftësim”.


(Kosova Sot Online)