Mediumi boshnjak: Serbia është në një situatë të palakmueshme, ata kanë nevojë për një favor nga Kurti por nuk dinë të kërkojnë

  • E.K /
  • 21 November 2023 - 15:23
Mediumi boshnjak: Serbia është në një situatë të palakmueshme, ata kanë nevojë për një favor nga Kurti por nuk dinë të kërkojnë

Serbia e gjeti veten në “rrush të papjekur” para zgjedhjeve që duhet të mbahen në atë vend në dhjetor të këtij viti. Gjegjësisht, fakti është se Serbia do të dëshironte që zgjedhjet të mbahen paralelisht në Kosovë që të mund të votojnë qytetarët që kanë dy shtetësi të Serbisë. Kështu shkruan mediumi boshnjakKlix.ba

Problemi për Serbinë është se kërkesa zyrtare për Kosovën mund të interpretohet se Serbia e njeh këtë shtet si shtet sovran dhe të barabartë.

Qeveria e Vuçiqit kështu vendosi që përmes OSBE-së të kërkojë që zgjedhjet e dhjetorit në Serbi të mbahen edhe në Kosovë.

Por, Qeveria e Kosovës u përgjigj se mund ta pranojnë atë kërkesë, por kushti është që Serbia t’i drejtohet si çdo shtet tjetër sovran dhe i barabartë.

“Nuk ka asnjë problem, duhet vetëm që Serbia ta kërkojë nga Kosova si shtet sovran i barabartë dhe një marrëveshje të tillë ta arrijë me Kosovën si shtet sovran dhe të barabartë… Inkurajojmë Serbinë që ta bëjë një gjë të tillë”, citon mediumi boshnjak deklaratën e Qeverisë së Kosovës.

Dokumenti është nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

(Kosova Sot Online)