Manxhuka: Askush nuk mund t’i dëmtojë provat për rastin 'Dehari'

  • A.P /
  • 21 November 2023 - 16:12
Manxhuka: Askush nuk mund t’i dëmtojë provat për rastin 'Dehari'

Zëdhënësi i VV’së, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se askush nuk mund t’i dëmtojë provat për rastin “Dehari” sepse mbi to janë bërë ekspertiza e superekspertiza, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Manxhuka ka shtuar se për sigurinë e këtyre provave nuk duhet të shqetësohet askush, derisa ka shkruar se janë të shqetësuar për “padrejtësinë, moszbardhjen ende të atij rasti”.

“Sa i përket rastit “Dehari” nuk mundet askush t’i dëmtojë më ato prova sepse mbi to janë bërë tashmë ekspertiza e superekspertiza. Kështu që për sigurinë e tyre nuk duhet askush të shqetësohet. Të shqetësuar jemi vetëm mbi padrejtësinë, moszbardhjen ende të atij rasti. Rasti i Astrit Deharit është me të vërtetë rast që ka prekur gjithë shoqërinë dhe çkado që ndodh njerëzit me të drejtë hedhin dyshime, por provat dhe e vërteta janë të pazhbëshme tashmë. Është koha vetëm për drejtësi.”, ka shkruar Manxhuka.

(Kosova Sot Online)