Si u përfshinë nga zjarri dy zyre në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në QKUK!

  • A.P /
  • 21 November 2023 - 16:29
Si u përfshinë nga zjarri dy zyre në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në QKUK!

Sot janë përfshirë nga zjarri, dy zyre në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në QKUK, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka thënë se zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit, teksa nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërsa, rasti është duke u hetuar.

“Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë , dy zyra janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)