Gjykata Kushtetuese merr vendim rreth seancës së 13 korrikut

  • A.P /
  • 21 November 2023 - 17:05
Gjykata Kushtetuese merr vendim rreth seancës së 13 korrikut

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka deklaruar të papranueshme kërkesën e dhjetë deputetëve të PDK-së për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së vendimit të datës 11 korrik për caktimin e seancës plenare të 13 korrikut nga ana e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kushtetuesja ka konstatuar se s’është subjekt për trajtim në pajtim me Kushtetutën.

 “Gjykata, njëzëri, ka vendosur që të deklarojë kërkesën e papranueshme për shqyrtim në merita sepse e njëjta nuk është ratione materiae në pajtim me Kushtetutën”, thuhet në vendim.

(Kosova Sot Online)