Cikloni përfshin këtë shtet, alarm në tetë rajone

  • A.P /
  • 21 November 2023 - 17:42
Cikloni përfshin këtë shtet, alarm në tetë rajone

Cikloni i dimrit që vjen nga Europa Veriore fillimisht do të godasë qendrën dhe më pas do të prekë edhe jugun e Italisë, shkruajnë mediat e huaja, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për sot, alarmi është lëshuar në tetë rajone të vendit: Abruzzo, Basilicata, Kalabria, Campania, Lazio, Marche, Toscana dhe Umbria.

Përkeqësimi i kushteve atmosferike do të pasohet me reshje shiu, shtrëngata dhe forcim i dukshëm i erës, me det të trazuar dhe ulje të përkohshme të temperaturave.

(Kosova Sot Online)