Alarmante: Një gjarpër i gjelbër ‘në arrati’

  • A.P /
  • 21 November 2023 - 20:25
Alarmante: Një gjarpër i gjelbër ‘në arrati’

Një mamba e gjelbër ‘jashtëzakonisht helmuese’, rreth dy metra e gjatë, është arratisur nga shtëpia e pronarit të saj në jug të Holandës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pronari i gjarprit njoftoi policinë të hënën vonë në mbrëmje se i mungonte një zvarranik, ndërsa ai mori masa duke zhvendosur koleksionin e tij të gjarpërinjve në një zonë tjetër.

Autoritetet ngritën menjëherë alarmin, duke u bërë thirrje banorëve të rajonit jugor të vendit që të jenë më vigjilentë. Edhe komuna e Tilburgut u bëri thirrje banorëve të një lagjeje pranë stacionit të trenit që të jenë të kujdesshëm dhe ‘të mos i afrohen gjarprit’.

 ‘Mamba është e rrezikshme dhe kafshimi i saj është jashtëzakonisht helmues. Nëse kafshon dikë, është e rëndësishme që ai person të marrë trajtim mjekësor menjëherë’, thuhet në njoftimin e komunës, e cila postoi edhe një foto të zvarranikut jeshil në faqen e saj të internetit.

(Kosova Sot Online)