Nexhat Krasniqi i sanksionuar nga SHBA dërgohet në komision disiplinor

  • A.P /
  • 21 November 2023 - 19:03
Nexhat Krasniqi i sanksionuar nga SHBA dërgohet në komision disiplinor

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se dje kanë dorëzuar në Komisionin Disiplinor të Ministrisë kërkesën për marrjen e masave disiplinore për Nexhat Krasniqin, i sanksionuar nga SHBA, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Përmes zv. Sekretarit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dje rreth orës 13:00, kemi dorëzuar tek Komisioni Disiplinor i Ministrisë, kërkesën për marrjen e masave disiplinore ndaj nëpunësit civil, Nexhat Krasniqi”, ka shkruar Aliu.

Image

Ai e ka publikuar edhe vendimin.

Krasniqi është sanksionuar nga SHBA pasi, siç kanë njoftuar ata, Krasniqi ka keqpërdorur pozitën e tij publike duke pranuar ryshfet.

(Kosova Sot Online)