Kurti: Sistemi raketor FK-3 është një nga armët kineze të përdorura nga ushtria serbe

  • A.P /
  • 21 November 2023 - 21:00
Kurti: Sistemi raketor FK-3 është një nga armët kineze të përdorura nga ushtria serbe

Sistemin raketor të cilin Serbia e posedon aktualisht, e ka shpërfaqur kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas Kurtit, Serbia është furnizuar me armë kineze.

Një gjë e tillë, kryeministri vlerëson se është haptazi agresion i dhunshëm ndaj Kosovës.

“Sistemi raketor FK-3 (versioni eksportues i HQ-22) është një nga armët kineze të përdorura nga Ushtria Serbe, duke përfshirë edhe dronët CH-92. Kjo e bën Serbinë operatorin e parë dhe të vetëm të armëve kineze në Evropë duke shfaqur hapur agresion të dhunshëm ndaj Kosovës” ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)