Berisha: Nuk hyn Serbia për me marrë 3-4 komuna por të gjithë Kosovën me kthy

  • A.P /
  • 21 November 2023 - 22:00
Berisha: Nuk hyn Serbia për me marrë 3-4 komuna por të gjithë Kosovën me kthy

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, tha se nëse do të ndodhte që Serbia të hynte në Kosovë, këtë nuk do ta bënte për mi marrë 3-4 komuna, por të gjithë territorin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kështu deklaroi deputeti Berisha, duke thënë se Serbia do të hynte në Kosovë për pretendimin e saj për ta rikthyer Kosovën.

 “Nuk hyn Serbia në Kosovë me ushtri për me marrë 3-4 komuna. Ajo hyn me përmbushë atë që e ka në kushtetutë, të gjithë Kosovën me kthy. Aq më tepër tani kur si ka ato pengesat e detyrimit për njohje”, tha ai

“Hyrja e Serbisë në Kosovë, nëse do të ndodhte, ajo hyn me marrë Kosovën me rikthy Kosovën, ashtu siç pretendon”, u shpreh ai.

Deputeti shtoi se “Serbia është sateliti kryesor rus për rajonin”.

(Kosova Sot Online)