Abdixhiku: Unë pretendoj pozitën e kryeministrit, nuk e pretendoj pozitën e presidentit

  • E.K /
  • 22 November 2023 - 08:18
Abdixhiku: Unë pretendoj pozitën e kryeministrit, nuk e pretendoj pozitën e presidentit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se do ta mposhtë kryeministrin, Albin Kurti dhe do t’i fitojë zgjedhjet nacionale, përcjell “Kosova Sot Online”.

Abdixhiku ka shtuar se pretendon pozitën e kryeministrit dhe jo të presidentit.

“Unë pretendoj pozitën e kryeministrit, nuk e pretendoj pozitën e presidentit. Prandaj s’bëj program presidencial, por bëj program qeveritar. Sa i përket çështjes së votave, mos keni asnjë dyshim, këto vota janë brenda LDK-së tashmë e dy vite”, ka thënë Abdixhiku.

“Qytetarët janë të lodhur prej gjuhëve të tilla, nuk dhezin më. 3 vjet të Qeverisë janë, pak a shumë ky kryeministër ka Qeveri më shumë se gjithë historia e LDK-së në kabinet qeveritar”, ka shtuar Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)