Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e këtij personi

  • E.K /
  • 22 November 2023 - 09:11
Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e këtij personi

Policia e Kosovës njofton se kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi, përcjell “Kosova Sot Online”.

I dyshuari po kërkohet për përfshirje në një rast “lëndim trupor” që ka ndodhur me datën 06.06.2023, në rrugën “Tirana” në Prishtinë.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Lëndim trupor , që ka ndodhur me datën 06.06.2023, në rrugën “Tirana” në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

(Kosova Sot Online)