Sejdiu: 151 mjekë gati për t’u larguar nga Kosova, i kanë marrë dokumentet

  • E.K /
  • 22 November 2023 - 09:36
 Sejdiu: 151 mjekë gati për t’u larguar nga Kosova, i kanë marrë dokumentet

Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, ka treguar se deri më tani 151 mjekë i kanë marrur dokumentet e nevojshme të cilat iu duhen për të lidhur kontrata pune në shtetet ku do të shkojnë të punojnë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sejdiu potencoi se nga 1 janari i vitit të ardhshëm ky numër mund të rritet dhe se ku trend është duke vazhduar.

“Sa i përket migrimit të brendshëm dhe të jashtëm, ai i brendshëm është ndalë pak, kurse ai i largimit, sidomos i anesteziologëve, jashtë Kosovës, të mjekëve të rinj pak a shumë mbetet trendi i njëjtë sikurse i 2-3 viteve të kaluara. Ne kemi shifra vetëm për mjekët dhe deri më tani 151 mjekë i kanë marrë dokumentet për lidhje kontrate në shtetet ku do të shkojnë të punojnë dhe anëtarësuar në odat respektive që është obligim ligjor dhe ky numër tani disa mund të kenë vetëm të jenë larguar dhe një pjesë me siguri janë në proces të largimit dhe nënshkrimit të kontratave por në përgjithësi kjo lëvizje mund të kalojnë një pjesë të largohen vitin e ardhshëm por ky është një numër i cili është duke vazhduar ky trend”, tha Sejdiu.

(Kosova Sot Online)