Hidhet granatë dore në tregun e kafshëve në Prizren, lëndohen nëntë persona

  • E.K /
  • 22 November 2023 - 09:48
Hidhet granatë dore në tregun e kafshëve në Prizren, lëndohen nëntë persona

Nëntë persona janë lënduar në tregun e kafshëve në Prizren, pasi dyshohet se një person ka gjuajtur granatë dore pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me dikë tjetër, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rastin për e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi nga Policia në Prizren.

Bytyqi tha se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa, njoftoi se Policia janë duke kërkuar tre persona të dyshuar.

“Pas një mosmarrëveshje ndërmjet tregtarëve njëri prej tyre ka hedhur një granat dore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, policia është në kërkim të tre të dyshuarve”, tha Bytyqi.

(Kosova Sot Online)