Kurti – ministrave: Liberalizimi i vizave, meritë e qeverisjes sonë

  • E.K /
  • 22 November 2023 - 11:05
Kurti – ministrave: Liberalizimi i vizave, meritë e qeverisjes sonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në mbledhje foli me ministrat për punët e Qeverisë së udhëhequr prej tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se “nesër bëhen 32 muaj” të qeverisjes së tij, apo “2/3 e mandatit 4-vjeçar”, duke iu folur ministrave për reflektim mbi arritjet, por edhe mbi atë “çfarë nuk është bërë”.

Këtu, Kurti përmendi liberalizimin e vizave, duke thënë se pasaporta e Kosovës do të fuqizohet nga 1 janari.

“Kjo arritje, përveçse meritë e kahmotshme e qytetarëve tanë, është edhe rezultat i ligjshmërisë, i reformave, luftimit të korrupsionit dhe praktikave korruptive, e i qeverisjes sonë të mirë me imazh të lartësuar ndërkombëtarisht”, tha ai.

(Kosova Sot Online)