Shtyhet për në prill të vitit 2024 regjistrimi i popullsisë

  • E.K /
  • 22 November 2023 - 11:37
Shtyhet për në prill të vitit 2024 regjistrimi i popullsisë

Qeveria e Kosovës ka marr sot vendim që të shtyhet procesi i regjistrimit të popullsisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryeministri Kurti tha se ky proces është caktuar të nis me 5 prill deri më 17 maj të vitit 2024.

“Propozoj para jush që regjistrimi i popullsisë të shtyhet në periudhën prej 5 prillit deri më 17 maj të vitit 2024 për të zbatuar parimet e EUROSTAT dhe për t’i dhënë rast menaxhmetit të ri pë tregojë efikasitet në kryerjen e përgjegjësive”, ka thënë ai.

Ky proces ishte paraparë që të fillonte me 1 nëntor të këtij viti.

(Kosova sot Online)