Cameron: Pauza në luftë është mundësi që të sigurohet më shumë ushqim dhe derivate në Gazë

  • S.A /
  • 22 November 2023 - 12:43
Cameron: Pauza në luftë është mundësi që të sigurohet më shumë ushqim dhe derivate në Gazë

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron ka thënë se marrëveshja e arritur mes Izraelit dhe Hamasit është e rëndësishme sepse armëpushimi do të ndihmojë që në Gazë të sigurohet sasi e madhe ushqimi dhe derivate, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ai përshëndëeti marrëveshjen duke theksuar se do të ndihmojnë në lehtësimin dhe largimin e stresit të familjarëve të pengjeve, duke pranuar se kjo do të zgjidh krizën humanitare në Gazë, transmeton Telegrafi.

Ai i bëri thirrje dy palëve që të sigurohen që marrëveshja të respektohet plotësisht dhe ritheksoi premtimin e Britanisë së Madhe, se do të punojë me partnerët në lirimin e më shumë se 200 pengjeve që janë marrë nga Hamasi.

Sipas marrëveshjes do të ketë armëpushim katërditor, kurse ndihma humanitare do të lejohet të futet në të gjitha pjesët e Gazës.

Cameron tha se pauzat në luftëra ofrojnë mundësi të rëndësishme që të sigurohet më shumë sasi e ushqimit, derivateve dhe ndihmave tjera për shpëtimin e jetëve të njerëzve në Gazë.

“Tashmë kemi dyfishuar përpjekjet për ndihmë palestinezëve gjatë këtij viti dhe do të bashkëpunojmë ngushtë me Kombet e Bashkuara, për t’u siguruar që ndihma të shkojë tek ata që kanë nevojë”, tha për fund Cameron. 

(Kosova Sot Online )