Murati: Secila familje që është me asistencë sociale do të marrin mbështetje për blerjen e druve për ngrohje

  • E.K /
  • 22 November 2023 - 15:24
Murati: Secila familje që është me asistencë sociale do të marrin mbështetje për blerjen e druve për ngrohje

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se secila familje që është përfituese e asistencës sociale, këtë muaj do të ketë edhe mbështetje shtesë të njëhershme për blerjen e druve për ngrohje gjatë dimrit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Buxheti i ndarë për këtë është 5 milionë euro.

Tutje, Murati ka shkruar se gjatë ditëve në vijim do të bëhet verifikimi i listave dhe MFPT do të njoftojë me kohë edhe përfituesit në lidhje me zbatimin e kësaj mase.

Postimi i plotë:

Secila familje që është përfituese e asistencës sociale, këtë muaj do të ketë edhe mbështetje shtesë të njëhershme për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit, përkatësisht blerjen e druve të zjarrit.

Në kuadër të mbështetjes së familjeve në nevojë për të tejkaluar dimrin me sa më pak vështirësi, në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam ndarjen e 5 milionë eurove nga Pakoja Energjetike e Bashkimit Evropian, mbështetje shtesë për familjet në asistencë sociale.

Mbështetja financiare për këtë masë vjen nga Pakoja Energjetike e finacuar nga Bashkimi Evropian, e cila kap vlerën 75 milionë euro në total.

Gjate ditëve në vijim do të bëhet verifikimi i listave dhe MFPT do të njoftojë me kohë edhe përfituesit në lidhje me zbatimin e kësaj mase.

(Kosova Sot Online)