Stoltenberg: Kemi përgjegjësi të ruajmë paqen në Ballkanin Perëndimor

  • E.K /
  • 22 November 2023 - 15:33
Stoltenberg: Kemi përgjegjësi të ruajmë paqen në Ballkanin Perëndimor

Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, pas një takimi në Shkup me udhëheqësit e shteteve nga Ballkani që janë anëtarë të NATO-s, tha se NATO-ja ka përgjegjësi për të ndihmuar në mbajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonit e Ballkanit Perëndimor, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka falënderuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovachevski, për mbajtjen e një takimi të rëndësishëm me shtetet e Aleancës nga Shqipëria, Kroacia, Mali i zi e Maqedonia e Veriut.

“Ballkani Perëndimor është i një rëndësie strategjike për NATO-n – ne kemi një histori, prezencë dhe përgjegjësi për të ndihmuar në mbajtjen e paqes dhe stabilitetit”, ka shkruar Stoltenberg në X.

(Kosova Sot Online)