Disa të vdekur dhe tre të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut

  • A.P /
  • 26 November 2023 - 12:34
Disa të vdekur dhe tre të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut

Tre persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë zhdukur pasi një rrëshqitje vdekjeprurëse e dheut në Alaskë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Rrëshqitja që vlerësohet të jetë 137 m e gjerë, ndodhi rreth orës 21:00 të së hënës gjatë një stuhie pranë Wrangell, një komunitet ishullor prej 2.000 banorësh.

Ekipet e shpëtimit gjetën trupin e një vajze në një kërkim fillestar dhe trupat e dy të rriturve u gjetën më vonë nga një operator droni, raporton Sky News.

Dy fëmijë dhe një i rritur mbetën të pagjetur pas katastrofës dhe ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të tyre.

(Kosova Sot Online)