Plagoset një polic në këtë vend të Kosovës

  • A.P /
  • 22 November 2023 - 16:41
Plagoset një polic në këtë vend të Kosovës

Raportohet se një grabitje e armatosur ka ndodhur pak më parë në Suharekë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një polic, i cili është jashtë rrezikut për jetë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i Policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi, tha se bëhet fjalë për 4 të dyshuar.

“Sot rreth ores 15:45 Eshte marre informate se ne Suhareke ne një  argjentari èshtë nje grabitje me arme ne zhvillim e siper. Patrullat policore të Stacionit te policisë së Suharekes jane informuar menjëher ka shkuar në ngjarje. Rreth ores 16:03 min kemi marr  informaten se vetura e dyshimt eshte   nje veture e pasagjerëve. Sapo policia ka mbërri në vendngjarje të dyshuarit  kan shtënë me arm zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur ,ai ka marr tretman mjekësor dhe është jasht rrezikut për jetë. Në grabitje dyshohet se janë të përfshirë 4 të dyshuar të cilët për momentin kanë arrit që të largohen nga vendi i ngjarjes.”

(Kosova Sot Online)