Krasniqi: A e dini se shtyrja e afatit të regjistrimit të popullsisë po bëhet qëllimisht nga Kurti?

  • A.P /
  • 22 November 2023 - 17:28
Krasniqi: A e dini se shtyrja e afatit të regjistrimit të popullsisë po bëhet qëllimisht nga Kurti?

Qeverinë Kurti për shtyrjen e afatit të regjistrimit të popullsisë, e ka kritikuar kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se kjo po ndodh qëllimisht nga kryeministri Kurti, duke shtuar se kjo dëshmon për paaftësi të Qeverisë.

“Qysh herët kam paralajmëruar se regjistrimi i popullsisë nuk do të bëhet këtë vit – dhe kjo po ndodh qëllimisht nga vet Kryeministri Kurti. Shtyrja e regjistrimit, për herë të tretë, tashmë për në prill të vitit të ardhshëm, dëshmon se paaftësia, shkelja e ligjit, ndërhyrjet politike dhe fshehja e shifrave reale – e karakterizojnë këtë Qeveri dhe këtë proces që nga fillimi!”, ka shkruar Krasniqi.


(Kosova Sot Online)