Policia jep detaje për grabitjen e armatosur në Suharekë

  • A.P /
  • 22 November 2023 - 21:03
Policia jep detaje për grabitjen e armatosur në Suharekë

Për grabitjen e armatosur në një argjendari sot në orën 15:45 në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Të dyshuarit kanë qenë të maskuar dhe të armatosur si dhe gjatë rrugës kanë vendosur pengesa të ndryshme, duke arritur të arratisen.

Të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, “me atë rast një zyrtar policor është plagosur lehtë nga arma e zjarrit, ndërsa një tjetër zyrtar policor është lënduar gjatë aksionit”, njofton policia, transmeton Express.

Policia fton të gjithë qytetarët që ta njoftojnë policinë nëse kanë informacione që mund të shërbejnë në kapjen e të dyshuarve.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot me datë 22.11.2023 rreth orës 15:45 policia është njoftuar për një rast “Grabitje e armatosur”, që ishtë në zhvillim e sipër në një argjentari , në rrugën Brigada 123, në Suharekë.

Policia me të marr informatën, konkretisht patrulla më e afërt është nisur në atë drejtim, policia ka mbërri shumë shpejt dhe grabitësit i ka hasur në vendin e ngjarjes.

Të dyshuarit ishin të maskuar dhe të armatosur,  posa patrulla policore ka mbërri në vend ngjarje  të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri  në drejtim të policisë, me atë rast një zyrtar policor është plagosur lehtë nga arma e zjarrit ,ndërsa një tjetër zyrtar policor është lënduar gjatë aksionit.

Në ndërkohë kanë mbërri edhe përforicime të tjera  policore, nga të dhënat e para dyshohet se ishin katër të dyshuar.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi dhe policët iu janë vënë pas, gjatë rrugës të dyshuarit kanë vendosur pengesa të ndryshme dhe kanë arrit që të arratisën.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në bashkëpunim edhe  me Drejtorit tjera Rajonale janë angazhuar me tërë kapacitetin e tyre për zbardhjen e rastit konkrteisht identifikimin , lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

Ftojm gjithashtu të gjithë qytetarët që kanë çfardo informacioni që mund të na ndihmon në kapjen e kryesve të këtij rasti të kontaktojn policinë. 

Policia në përgjithësi edhe në Prizren në veqanti  vazhdon të jetë e përkushtuar  për të ofruar ndihmë, rend dhe siguri për të gjithë qytetarët.

(Kosova Sot Online)