Zbulohen detaje nga takimi Osmani - Hovenier

  • A.P /
  • 22 November 2023 - 22:30
Zbulohen detaje nga takimi Osmani - Hovenier

Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, sot gjatë ditës, e priti në takim presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas njoftimit për media nga Presidenca, bëhet e ditur se Osmani dhe Hovenier biseduan për zhvillimet e fundit në vend e rajon, procesin e dialogut dhe situatën e sigurisë në vend.

Presidentja Osmani me këtë rast nënvizoi edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të për të fuqizuar prezencën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

(Kosova Sot Online)