Grabitja e armatosur në Suharekë, policia del me raport

  • E.K /
  • 23 November 2023 - 09:04
Grabitja e armatosur në Suharekë, policia del me raport

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me grabitjen që u bë dje në Suharekë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë deri më tani dyshohet për katër persona që me armë zjarri kanë kryer grabitje në një argjendari në këtë qytet.

Ata kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, me ç’rast janë lënduar dy persona.

“Suharekë / 22.11.2023 – 15:45. Është raportuar se katër persona të dyshuar të maskuar dhe të armatosur kanë kryer grabitje në një argjendari. Gjatë grabitjes të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor të cilët i ishin përgjigjur rastit. Si pasojë, dy zyrtar policor kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar. Në vendngjarje kanë dalur të gjitha njësitë përkatëse policore dhe janë ndërmarrë veprimet operative dhe hetimore në identifikimin e personave të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)