Shpërthim në Prishtinë, dëmtohen dy prona

  • E.K /
  • 23 November 2023 - 09:17
Shpërthim në Prishtinë, dëmtohen dy prona

Një granatë dore ka shpërthyer dje në mbrëmje në rrethana të paqarta në rrugën “Fahri Fazliu”, në Kodrën e Trimave në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë në dy prona janë shkaktuar dëme si pasojë e këtij shpërthimi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e PK-së për deminim, ku dyshohet se mjeti shpërthyes ka qenë garantë dore, i cili ka shpërthyer në rrethana (ende) të panjohura.

Rasti është në hetime.

“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 22.11.2023-23:45. Njësitet policore pas pranimit të informatës për një shpërthim, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe kanë takuar dy ankuese kosovare, të cilat kanë deklaruar se si pasojë e shpërthimit në afërsi të shtëpive të tyre u janë shkaktuar dëme materiale në pronat e tyre dhe në një veturë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e PK-së për deminim, ku dyshohet se mjeti shpërthyes ka qenë garantë dore, i cili ka shpërthyer në rrethana (ende) të panjohura. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)