Besian Mustafa përkujton babanë në 23-vjetorin e vrasjes: Kosova, sikurse shpirti yt, frymon lirshëm

  • E.K /
  • 23 November 2023 - 09:42
Besian Mustafa përkujton babanë në 23-vjetorin e vrasjes: Kosova, sikurse shpirti yt, frymon lirshëm

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka përkujtuar babain e tij, Xhemajl Mustafën, në 23-vjetorin e vrasjes së tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mustafa ka shkruar se vepra e tij nuk vdes kurrë.

“Një ditë të ngrysur nëntori si kjo sot, para 23 viteve të vranë që ti të mos frymosh në lirinë që i kushtove gjithë jetën. Por ti e vepra jote nuk vdisni kurrë. Kosova, sikurse shpirti yt, frymon lirshëm. E ata… ata vranë veç veten”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)