Pejë: Një person thotë se dikush në banesës e tij ia vodhi kasafortën në të cilën kishte para

  • E.K /
  • 23 November 2023 - 10:22
Pejë: Një person thotë se dikush në banesës e tij ia vodhi kasafortën  në të cilën kishte para

Një burrë në Pejë ka njoftuar Policinë se dikush ka hyrë në banesën e tij dhe prej aty kanë vjedhur një kasafortë ku kishte një shumë të konsiderueshme të parave, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se rasti është në hetime.

“VJEDHJE E RËNDË- Pejë / 21.11.2023 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se person-a të dyshuar të panjohur kanë hyrë në banesën e tij dhe nga aty kanë vjedhur një kasafortë, në të cilën kishte një shumë të konsiderueshme parashë. Rasti është duke u hetuar.”

(Kosova Sot Online)