Osmani: Për kauzën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës duhet dhe do të jemi një

  • E.k /
  • 23 November 2023 - 11:06
Osmani: Për kauzën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës duhet dhe do të jemi një

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një fjalim në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku po mbahet edicioni i tretë i Samitit të Diasporës, Osmani tha se “mërgata jonë është sublimim i përpjekjeve të gjata e të kahershme për liri, pavarësi e shtetndërtim”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani e theksoi këtu edhe gjendjen jo të mirë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. 

“Përderisa jemi mbledhur sot të gjithë këtu, të mos harrojmë se vëllezërit dhe motrat tona në Preshevë, Medvexhë e Bujanoc akoma përballen me diskriminim sistematik, që rezulton edhe me spastrim etnik nëpërmjet mjeteve administrative. Si gjithmonë, ju themi edhe sot: ju nuk jeni vetëm. Të gjithë jemi bashkë me ju në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvexhë e Bujanoc. Prandaj edhe në këtë kauzë për mbrojtjen e tyre duhet dhe do të jemi një”, tha Osmani.

(Kosova Sot Online)