Hoti: Vonimi në regjistrimin e popullsisë do të ketë pasoja ekonomike dhe sociale për vendin

  • E.K /
  • 23 November 2023 - 11:46
Hoti: Vonimi në regjistrimin e popullsisë do të ketë pasoja ekonomike dhe sociale për vendin

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka hedhur kritika ndaj Qeverisë së Kosovës lidhur me shtyrjen e fillimit të procesit të regjistrimit të popullsisë, përcjell “Kosova Sot Online”

Hoti deklaroi se kjo shtyrje do të ketë pasoja të gjëra ekonomike dhe sociale për vendin.

“Të gjitha të dhënat tregojnë se vonimi në regjistrimin e popullsisë do të ketë pasoja të gjëra ekonomike dhe sociale për vendin. E para që ndoshta është kryesorja dhe më e madhja është shpërndarja në mënyrë efektive të të gjitha burimeve e në veçanti e buxhetit. Për shkolla, spital, infrastrukturë, shërbime publike në veçanti për komuna, sepse grantet që ne i shpërndajmë për komuna nga granti i përgjithshëm për arsim, e për shëndetësi, marrin për bazë edhe numrin e popullsisë dhe mungesa e regjistrimit të popullsisë do të nënkuptojë që edhe për dy vite të tjera nuk do të ketë të dhëna të sakta për ta shpërndarë buxhetin në mënyrë të duhur”, ka thënë Hoti.

(Kosova Sot Online)