Rama për Samitin në Tiranë: Udhëkryq ku bashkohen të gjithë shqiptarët që kanë diçka për të thënë

  • E.K /
  • 23 November 2023 - 11:55
Rama për Samitin në Tiranë: Udhëkryq ku bashkohen të gjithë shqiptarët që kanë diçka për të thënë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij në edicionin e tretë të Samitit të Diasporës në Tiranë, tha se ky samit shërben si udhëkryq për takimin e shqiptarëve që përkundër bindjeve politike bashkohen për të thënë diçka se si duhet të bashkohen forcat për të realizuar qëllimet e përbashkëta të shqiptarëve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në këtë samit po merr pjesë nga Kosova presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Përtej simbolikës ky takim vjen edhe me vetëdijen e plotë se në punimet e samitit që zhvillohen intenisivisht jashtë këtyre seancave të mëdha plenare na është besuar mundësia që të komunikojmë së bashku për të shkruar një faqe të re për Shqipërinë dhe shqiptarët. Samiti është një udhëkryq ku bashkohen të gjithë, pavarësisht bindjeve apo përkatësive politike, përtej të gjitha përkatësive krahinore dhe vendndodhjes së secilit, si shqiptarë që kanë diçka për të thënë, kanë diçka për të dhënë për mënyrën se si duhet t’i qasemi sfidave të botës ku jetojmë, e cila ndikon vendet ku ne jemi dhe njëkohësisht si të përbashkojmë më mirë forcat për t’ia dalë në realizimin e ambicieve legjitime dhe të objektivave të përbashkëta”, tha Rama.

(Kosova Sot Online)