Haki Abazi thotë se MPB-ja i ka dërguar një person me revole për ta kërcënuar gjatë intervistimit nga Prokuroria Speciale

  • E.K /
  • 23 November 2023 - 12:54
Haki Abazi thotë se MPB-ja i ka dërguar një person me revole për ta kërcënuar gjatë intervistimit nga Prokuroria Speciale

Deputeti i pavarur Haki Abazi, ka akuzuar sot ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu se ka marrë informacione nga një person lidhur me intervistimin e tij nga Prokuroria Speciale lidhur me disa audio-incizime.

Kjo pasi Haxhiu tha se Abazi mezi ka fol gjatë intervistimit nga Prokuroria Speciale lidhur me disa audio-incizime.

“Nuk e kuptoj se për çfarë arsye del këtu i frustruar në foltoren e Kuvendit vetëm sa për të thënë diçka, vetëm sa për të qenë ndoshta në ballinë të portaleve . prandaj mendoj se edhe ti duhesh që të jesh i kujdesshëm. Nëse ke informacione urdhëro tek Prokuroria Speciale. Por jo sikurse herën e kaluar. Dole në foltore the kam incizime kur ke shku atje mezi ke fol”, ka thënë ajo.

Abazi tha se Ministria e Punëve të Brendshme, e kishte dërguar një person me revole gjatë intervistimit të tij.

E pikërisht nga ky person Abazi tha se i ka informacionet Haxhiu lidhur me intervistimin e tij.

“Unë jam thellësisht i frustruar me padrejtësinë. Unë kam ardhur në pozitë të deputetit me sjell drejtësi., e dëgjuat ministren, shkeljen tjetër të radhës. A e dini pse prokurori ka qenë shumë i kujdesshëm në intervisitimin tim. Sepse MPB-ja e ka ka dërguar nëj matrapazë në momentin e intervistimit tim aty, e ka treguar revolen me kërcënim. Qekjo është prej ku e ka informacionin ministrja, e që nuk duhet ta kishte, të diskutimit të brendshëm në prokurori. Vazhdon me shkelje të drejtësisë. Prandaj jam i frustruar.  Ku e din ministrja e drejtësisë se cfarw kam folur unë prokurori dhe çfarë kam deponuar unë aty. E ka pyet matrapazin aty, njerëz të cilët vijnë me revole në intervistim në Prokurori që vijnë me u intervistu njerëzit”, ka thënë ai.

Tutje, Haxhiu thënë se me këto reagime deputeti Abazi po i bën për të mbetur gjallë në skenën politike.

“Policët me revole i kam parë edhe unë. Para tri dite isha për të dhënë dëshminë për rastin Dehari, sepse prokurori Afrim Shefkiu ka dhënë urdhër që të intervistohem unë për rasitin Dehari. Edhe policët që me kanë intervistuar revolen e kanë pasur në brez. Unë mendoj se kjo është brenda rregulloreve, as nuk e kam parë si kërcenim. Dy orë kam qëndruar në intervistim dhe nuk e kam parë si kërcenim. Nëse ti tenton me u viktimizu, ajo është diçka tjetër. Amo unë e di ku po të dhemb ty. Ti po do me mbet gjallë në skenën politike dhe s`di pse po merrem me ty”, ka thënë Haxhiu.

(Kosova Sot Online)