Ramush Haradinaj i kërkon Kuvendit një rezolutë për anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO

  • E.K /
  • 23 November 2023 - 13:05
Ramush Haradinaj i kërkon Kuvendit një rezolutë për anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që ta aprovojnë një rezolutë me të cilën do t’i kërkohej Qeverisë ta paraqesë kërkesën për anëtarësim në NATO, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Ne mund ta aprovojmë një rezolutë dhe t’i kërkojmë qeverisë që ta bëjë kërkesën për anëtarësim në NATO”, ka thënë ai.

“Duhet të krijohet një komision parlamentar për NATO-n dhe një agjendë parlamentare për me i bindë vendet skeptike që të ecim përpara”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online)